CH-Ballkani

Vuçiq mund të shtyjë vizitën në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte planifikuar që të vijë në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar vizitën e tij gjatë ditës së sotme.

Sipas MPJ, presidentit serb i është dhënë leja që të vijë në Kosovë.

Ndërsa mediat serbe gjatë ditës kanë raportuar se përderisa autoritetet e Kosovës e pamundësojnë vizitën në liqenin e Ujmanit, ka mundësi që vizita e Vuçiq në Kosovë të shtyhet.