CH-Ballkani
Vuçiq viziton Preshevën, merr mirënjohje nga Mustafa
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qëndruar të mërkurën për një vizitë në Preshevë ku ka zhvilluar bisedime me kryetarin e kësaj komune, Ragmi Mustafën.
Mustafa, ndërkaq, në emër të komunës së Preshevës, ia ka dhënë një mirënjohje Vuçiqit, për siç është thënë “si kryeministër i parë i Serbisë që ka vizituar Luginën”, transmeton Koha.net. Vuçiq dhe Mustafa më pas kanë bërë hapjen e maternitetit ndërtimin e të cilit financiarisht e kanë ndihmuar Kosova dhe Shqipëria.
“Kemi filluar të dëgjojmë njëri tjetrin. Kemi prekur shumë tema, do të zgjidhim problemet në arsim, por do të ndihmojmë edhe ndërtimin e zonës industriale në këtë komunë”, ka thënë Vuçiq me këtë rast.
Kryetari i komunës së Preshevës, nga ana tjetër, ka thënë se “disa ministra nga qeveria e shkuar nuk e kanë ditur fare që Presheva gjendet në Serbi dhe se shqiptarët dinë të vlerësojnë vizitën e Vuçiqit”.
I pyetur nga gazetarët se si është ndier në Preshevë ku gjendet për herë të parë, Vuçiq ka thënë se menjëherë ka vërejtur një klub shahu dhe se e ka përkujtuar atë kur ka qenë në ushtri dhe se me shqiptarët më së shpeshti ka luajtur shah.
“Presheva është qytet i gjallë dhe energjik, shihet se ka plot njerëz nëpër rrugë, çka flet edhe për një papunësi të madhe në këtë komunë”, ka përfunduar Vuçiq.
Vuçiç më pas ka vizituar edhe refugjatët nga vende të Lindjes së Mesme të cilët në kohë të fundit kanë vërshuar Preshevën.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla












