Bota

WhatsApp, ‘vatër’ për propagandën naziste në Gjermani

Ofruesi i mesazheve dhe shërbimeve të thirrjes falas WhatsApp është quajtur “një vatër për përhapjen e propagandës naziste në Gjermani” në një raport të ri nga Buzzfeed News, përcjell albinfo.ch.

Mijëra shembuj të simboleve dhe imazheve që lavdëronin regjimin nazist u regjistruan në nëntë grupe të Whatsapp-it të grupit Buzzfeed, disa prej të cilave kishin emra të tillë si “Klu Klux Klan International” dhe “Stuhia gjermane” dhe numëronin deri në 250 anëtarë secila.

Simboli nazist i përdorur ishte një emoji me dorën e ngritur lartë si një përshëndetje naziste, përcjell albinfo.ch.

Sipas Buzzfeed, ata përfshinin gjithçka nga imazhet dhe shenjat SS, si dhe mesazhe që nxisin dhunë kundër refugjatëve, myslimanëve, hebrenjve dhe të majtëve, përcjell albinfo.ch.

 

WhatsApp, i cili është në pronësi të Facebook që nga viti 2014, ka luftuar për të gjetur mënyra për të trajtuar përhapjen dhe shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes në platformën e saj.