Lajme
William Walker: «Diaspora, faktor ndryshimi në Kosovë»
Ish-Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili njihet për qëndrimet e tija shumë kritike ndaj ecurive politike të pasluftës në Kosovë, ka ndërmarrë një iniciativë për themelimin e një organizate që do të bënte bashkë diasporën. Me këtë mision ai ka vizituar ditë më parë edhe Zvicrën, ku ka zhvilluar takime të ndryshme me mërgatën e këtushme shqiptare. Kjo vizitë ka bërë jehonë të madhe në mesin e mërgimtarëve ndërsa albinfo.ch me këtë rast ka zhvilluar në Lozanë një intervistë ekskluzive me të.
Ish-Ambasadori amerikan William Walker është një figurë e respektuar dhe tepër popullore në Kosovë dhe ndër shqiptarët, në përgjithësi. Reagimi i tij ishte i guximshëm dhe parimor pas masakrës së Reçakut, më 15 janar 1999, të cilën ai e quajti “krim kundër njerëzimit”.
Nga bartësi i postit të shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ai u shndërrua në njeri me merita të jashtëzakonshme për Kosovën dhe për shqiptarët. Kështu,Walker, jo vetëm që fitoi besimin e dashurinë e shqiptarëve. Ai u bë edhe personi që ndikoi në mënyrë të qartë në përcaktimin e rrjedhave që do të merrte historia më e re e Kosovës.
Ai u bë poashtu zëdhënës i ndryshimit që bashkësia ndërkombëtare do të bënte në qasjen ndaj Kosovës. Sulmet e NATO-s mbi caqet militaro-ushtarake serbe do të bëheshin kërcënime më se të besueshme, duke pasur si mbështetje edhe denoncimin që Walker i bëri makinerisë të dhunës të S. Millosheviq.
Për këto merita ai, më 15 janar, 2009, në 10 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka marrë nga kryeministri i Kosovës “Medaljen e Artë të Lirisë”, ndërsa është nderuar edhe nga shteti shqiptar: më 24 tetor 2008 është shpallur ”Qytetar Nderi i Shqiperisë”.
Edhe pas çlirimit të Kosovës, William Walker ka vazhduar lidhjet me Kosovën dhe me shqiptarët. Në vazhdimësi ai ka thënë fjalën e tij, të paanshme, dashamirëse, të ashpër por edhe të drejtë, për realitetin që pas luftës në Kosovë nuk mori rrjedhën e dëshiruar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













