Maqedonia
Xhaferi: Ligji për gjuhët shtyhet për afat të pacaktuar
Para se të vërtetohej rendi i ditës, shumica parlamentare nuk mbështeti kërkesat e opozitës që ligji të jetë pika e radhës, e as të largohet nga seanca
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, shtyu diskutimin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të tretë, i cili ishte pika e tetë e rendit të ditës në seancën e sotme parlamentare. Sipas Xhaferit diskutimi për këtë pikë do të vazhdojë kur do të sigurohen kushtet.
“Përpunimi i gjitha amendamenteve, të cilat në numër janë 35.569, akoma nuk ka përfunduar. Duke pasur parasysh detyrimet e rregullores që të përkthehen, kushtet për hapjen këtij diskutimi nuk janë përmbushur. Për këtë arsye kalojmë në pikën e radhës”, tha Xhaferi.
Më herët gjatë seancës deputetët patën debat të ashpër rreth konfirmimit të rendit të ditës. Para se të vërtetohej rendi i ditës, shumica parlamentare nuk mbështeti kërkesat e opozitës që ligji të jetë pika e radhës, e as të largohet nga seanca.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Papunësia ra në 3% në prill Faktorët sezonalë ndikojnë pozitivisht në të dhënat e publikuara nga SECO.... -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin












