Futboll

Xhaka dhe Shaqiri, në listë për ndeshjet kundër Spanjës dhe Çekisë

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator.

Dy futbollistët shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri, janë përfshirë në listën për ndeshjet kundër Spanjës dhe Çekisë.

Ndeshja me Spanjën do të zhvillohet më 24 shtator në Zaragoza, ndërsa ndeshja me Çekinë do të mbahet në St.Gallen më 27 shtator, transmeton albinfo.ch.