Futboll
Xhaka për ndeshjen ndaj Gjermanisë: Duhet të jemi krenarë me veten
Granit Xhaka e ka vlerësuar lart paraqitjen e Zvicrës ndaj Gjermanisë.
“Mendoj se kur të shohim gjermanët që po festojnë për barazim, mund të jemi krenarë me veten. Nuk është e lehtë me ekipe si Gjermania. Por goli në minutat shtesë lëndon. Natyrisht duhet të komplimentohet edhe kundërshtari. Por, mbi të gjitha duhet të jemi krenarë me veten. Secili ka luftuar për secilin dhe ka vrapuar për tjetrin. Gjithnjë kemi thënë se duhet të jetë ditë shumë e mirë, se duhet të shkojmë në limite. Dhe kur e bëjmë këtë, mund të mposhtim të gjithë, Spanja, Italia, Shqipëria apo Kroacia mund të pasojnë tani”, ka thënë Xhaka për SRF.
Ai ka theksuar se forca e tij është edhe kur luan kundër topit.
“Shumë presin pasime dhe gjëra të tilla nga unë. Por, unë mund të luaj edhe kundër topit. Trajneri e ka përgatitur ekipin shumë mirë për këtë ndeshje. Kemi bërë hapin e parë dhe tani po shikojmë drejt një të tetës së finales”, ka shtuar Xhaka.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












