Futboll

Xhaka shprehet euforik për ndeshjen e parë si kapiten zyrtar

"Mezi pres ndeshjen time të parë si kapiteni i ri zyrtar i Arsenalit. Është një nder i madh për mua!”

Mesfushori i klubit të njohur anglez, Granit Xhaka, para disa ditësh është zgjedhur kapiteni i ri i Arsenalit.

Në postimin e tij të fundit, Xhaka duket të jetë gati për ndeshjen e radhës, pasi që ka publikuar një foto nga stërvitjet me mbishkrimin “Gati dhe përgatitur për Old Trafford nesër.

Mezi pres ndeshjen time të parë si kapiteni i ri zyrtar i Arsenalit. Është një nder i madh për mua!”

Arsenali nesër do të luajë kundër Manchester Unitedit, duke filluar nga ora 21:00, përcjell albinfo.ch.