Kosova

Xhamajka e njeh Pavarësinë e Kosovës

Shteti i Xhamajkës e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Twitter.

Thaçi ka thënë se ambasadorja e Kosovës në New York ia ka kumtuar lajmin.

“Xhamajka e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur. Ky është rezultat i një pune të vështirë të lobimit disavjeçar”, ka shkruar Thaçi.