Lajme

Xherdan Shaqiri kishte lejen e ndërtimit për vilën e tij në Rheinfelden AG, por iu hoq sërish

Sot mediat zvicerane shkruajnë se Xherdan Shaqiri kishte filimisht lejen e ndërtimit për vilën e tij në Rheinfelden AG. Por iu hoq sërish. Arsyeja për këtë është llogaritja e ndryshme e sipërfaqes së lejuar të dyshemesë, përcjell albinfo.ch.

Blick sot shkruan se Xherdan Shaqiri dëshiron të ndërtojë një vilë prej 270 metrash katrorë në Rheinfelden AG.

Siç raporton edhe “Aargauer Zeitung”, shkaku i telasheve janë 84 metra katrorë, që nuk korrespondojnë me atë që është paraparë. Parcela e Shaqirit është 1001 metra katrorë, shkalla e shfrytëzimit të tij është 0.4 dhe pritet të rritet me dhjetë për qind sepse ylli i Natit dëshiron të ndërtojë sipas standardit Minergie-P.

Kjo rezulton në një sipërfaqe maksimale të lejueshme të dyshemesë prej 440.44 metra katrorë.

Për më shumë detaje:

https://www.blick.ch/sport/fussball/nati/baubewilligung-fuer-villa-wieder-entzogen-84-quadratmeter-sind-der-grund-fuer-shaqiris-bau-zoff-id19491535.html