Futboll
Xherdan Shaqiri shpallet futbollisti i muajit maj në Superligën zvicerane
Xherdan Shaqiri ka kurorëzuar një sezon spektakolar me titullin kampion në Superligën e Zvicrës, duke u shpallur futbollisti më i mirë i muajit maj. Ylli shqiptar i Baselit ka qenë vendimtar gjatë gjithë edicionit, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për skuadrën e tij, raporton albinfo.ch.
Shaqiri e mbylli sezonin me 18 gola dhe 21 asistime, statistika që përbëjnë edicionin më të mirë në karrierën e tij profesionale. Forma e tij mbresëlënëse është reflektuar edhe në vlerësimet zyrtare: sipas platformës statistikore SofaScore, ai është lojtari më i vlerësuar në formacionin e vitit me notën 8.0, pa asnjë rival afër tij.
Kapiteni i Baselit ka shkëlqyer gjithashtu në krijimin e rasteve për shokët e skuadrës. Ai ka regjistruar plot 31 shanse të arta për gol dhe mesatarisht 3.4 pasime kyçe për çdo ndeshje. Për më tepër, Shaqiri ka arritur së paku 2.2 gjuajtje në portë për ndeshje, një tjetër tregues i rolit të tij qendror në ofensivën e ekipit.
Ky sukses e vendos Shaqirin si një nga figurat më të rëndësishme të futbollit zviceran për sezonin 2024/25 dhe e rikthen atë në qendër të vëmendjes para sfidave të ardhshme me përfaqësuesen e Zvicrës, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











