Kosova
Xhudistja e re Blerina Gashi e artë në Kapionatin Ballkanik
Blerina Gashi ka fituar medalje të artë në Kampionatin Ballkanik, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Gashi doli e para në Ballkanikun për grupmoshën U18.
Nga katër luftëra sa i pati në total, Gashi tri prej tyre i fitoi me Ippon.
Mposhti xhudistet nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe dy meçet e fundit i fitoi ndaj garueseve nga Bosnje-Hercegovina.
“Blerina Gashi nën udhëheqjen e trajnerit Blenard Begu, arriti t’i fitojë katër luftëra, duke u stolisur e artë në fund”, ka shkruar klubi i xhudos Trepça në Facebook.
Përveç Gashit, në këtë garë morën pjesë edhe Reis Deliu dhe Riad Kasapi që pësuan humbje herët.
Në Ballkanikun U18 të mbajtur në Podgoricë edhe xhudistë nga Shqipëria, Greqia, Rumania, Turqia, Moldavia, Qipro dhe Serbia.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë











