Sport
Yll Maliqi: Falënderoj Diasporën Shqiptare, titullin ia dedikoj Kosovës
Kikboksieri shqiptar Yll Maliqi u shpall kampion i botës në versionin WKU në 86 kilogramë. Kjo fitore ishte e veçantë pasi ai mundi kampionin botëror, serbin Denis Marijanoviq dhe ia rrëmbeu titullin.
Maliqi nga Prishtina ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë. “Të dashur miq, ju falënderoj përzemërsisht për përkrahjen tuaj dhe ardhjen nga mbarë Evropa në Zvicër për të qenë pjesë e fitores sime për titullin botëror në World Kickboxing Union ku përballë kisha një nga kundërshtarët më të fuqishëm në karrierën time.
Rruga drejt këtij titulli u hap me fitoren e atij të kampionit evropian në profesionizëm ku fitova të drejtën për të luftuar për kualifikim për titullin botëror të cilën luftë e fitova para një viti me nokaut kundër kundërshtarit Hasanagiq. Fitore kjo që më kualifikoi për të sfiduar kampionin botëror serbin tashmë ish-kampion botëror në WKU, Denis Marjanoviq i cili ka 51 lufta, 40 fitore.
Faleminderit për punën e palodhshme të trajnerit Gasper Kaçinari. Gjithashtu për mbështetjen e trajnerit Bashkim Berisha dhe Mehdi Pestisha.
Ndërsa falënderim të veçantë dhe respekt të madh për Diasporën Shqiptare, organizatorin Skënder Shahinaj i cili organizoi këtë kampionat të madh nga i cili me krenari po ja sjell titullin botëror vendit tonë Kosovës dhe mbarë shqiptarëve”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”, përcjell albinfo. Për Maliqin kjo ishte fitorja e 14-t në karrierë, karshi 3 humbjeve dhe një barazimi në kikboksin profesionist. Ndërsa Marijanoviq pësoi humbjen e 11-të, karshi 39 fitoreve.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












