Kosova
Ylli, Agron e Mehmet Bytyçi dekorohen me urdhrin “Heroi i Kosovës”
Në një ceremoni në ceremoni në Konsullatën e Kosovës në New York, Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin “Heroi i Kosovës”, tre vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçin, të vrarë nga forcat serbe si dhe batalionin “Atlantiku” me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Sipas një njoftimi nga zyra për media e presidentit, Thaçi ka theksuar se shqiptarët në Amerikë kanë ndarë kafshatën e bukës për të mbështetur luftën në Kosovë.
“Ju asgjë nuk keni kursyer për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në mesin e njerëzve atdhetar që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në luftime, në fronte të luftës, ishin edhe vëllezërit Bytyçi të edukuar në një familje atdhetare”, ka thënë Presidenti Thaçi.
Ndërkaq, babai i tre vëllezërve, Ahmet Bytyçi ka thënë se një mirënjohje të tillë gjithmonë e ka pritur, duke shtuar se ajo nuk është vetëm për fëmijët e tij, por për të gjithë të rënët për liri.
“Këtë gjë e kam prit, e kam pas ëndërr. Edhe ende më duket që jam në ëndërr. Çdo njeri nga ju qofshi me nderë”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi, në të njëjtën ceremoni, me medaljen jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka dekoruar të gjithë ushtarët e batalionit “Atalantiku”.
Presidenti ka thënë se lufta e tyre solli lirinë dhe pavarësinë, derisa sot janë ura lidhëse e marrëdhënieve të përjetshme me SHBA-të.
Në emër të ushtarëve, dekoratën e pranoi ish komandanti i UÇK-së dhe kryetari i shoqatës “Atlantiku”, Gani Shehu, i cili theksoi se shqiptarët në Amerikë dhanë gjithçka për Kosovën.
“Kanë dhënë shumë për lirinë, dhanë mundin, dhanë edhe djemtë, që iu bashkuan UÇK-së”, ka shtuar ai.
Në këtë ceremoni, përveç shumë ushtarëve të këtij batalioni, familjes Bytytci, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, Teuta Sahatqija konsulle ne Neë York, veprimtari Hary Hajraktari dhe shumë të tjerë.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga
















