Kuriozitete

Youtube mbyll disa llogari

Youtube ka mbyllur llogaritë e përdorura nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Në një deklaratë për Euronews, gjigandi amerikan i mediave sociale konfirmoi se kishte çaktivizuar disa llogari të lidhura me separatistët pro-rusë.

Platforma ka njoftuar se videot e publikuara ishin në mospërputhje me rregullat e YouTube.

“Nëse konstatojmë se një llogari shkel kushtet tona të shërbimit ose udhëzimet e komunitetit, ne e çaktivizojmë atë”, u tha më tej, përcjell Albinfo.ch.

YouTube nuk tregoi se cilat nga rregullat e platformës kishin shkelur llogaritë.
Kanalet e prekura nga masa përfshijnë Qendrën e Informacionit të Republikës Popullore të Lugansk dhe faqen zyrtare të lajmeve të territorit të vetëshpallur të Luhansk.
Mbyllja vjen mes tensioneve të rritura midis Perëndimit dhe Rusisë për lëvizjet e trupave pranë Ukrainës.