Maqedonia
Zaev: Dakord për vetting-un, por të mos mbetemi pa gjykata
Zaev mes tjerash theksoi Akademia për gjykatës dhe prokurorë nuk prodhon kuadër të mjaftueshëm
Kreu i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev, pas promovimit të platformës “financa të hapura”, ka komentuar edhe idenë për vetting në gjyqësor. Zaev theksoi se vetting-u duhet të realizohet, dhe jo vetëm në gjyqësor por edhe në institucionet tjera, mirëpo, sipas tij, shteti duhet të sigurohet nëse ka kapacitete e duhura për kryerjen e këtij procesi.
“Populli ynë pret tronditje. Tronditje të gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve, të agjencive, ministrive. E gjithë kjo duhet të organizohet mirë. Pas përvojave që ka patur Shqipëria, fillimisht duhet ta dimë nëse me të vërtetë jemi të përgatitur. Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm, por tani nuk ka kapacitete si t’i mbush vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Supreme, gjë që nuk lejohet shkruan Alsat.
Zaev mes tjerash theksoi Akademia për gjykatës dhe prokurorë nuk prodhon kuadër të mjaftueshëm, dhe se në rast të vetting-ut shteti mund të has në probleme në zëvendësime e personave që nuk arrijnë të kalojnë këtë proces.
“Me sistematizim në gjyqësor kemi 750 gjykatës, ndërsa realisht për momentin kemi 520, ndërsa nëse përmes një vetting-u ndodhë që qindra mos ta kalojnë vetting-un, ne nuk kemi si t’i zëvendësojmë këto kuadro”, pohoi Zaev percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











