CH-Ballkani

Zaev: Marrëveshja do të zbatohet, s’ka nevojë për zgjedhje

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se Greqia dhe Maqedonia do të përfitojnë nëse marrëveshja për emrin e dakorduar nga dy vendet do të zbatohet sa më parë të jetë e mundur.

“Ka mjaft kohë, por ne të gjithë pajtohemi që sa më shpejt të zbatohet marrëveshja, aq më mirë do të jetë për të dy vendet, pasi marrëveshja ofron shumë përfitime”, ka thënë ai në një intervistë për Euronews, përcjell albinfo.ch.

Zaev tani do të duhet të sigurojë shumicën e dy të tretave në Parlament, në mënyrë që të jetë në gjendje të bëjë ndryshime kushtetuese.

Ai tha se nëse të gjitha rrugët e mundshme për të arritur një shumicë dështojnë, atëherë zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të jenë të nevojshme. “Por, Maqedonia nuk ka nevojë për zgjedhje”, deklaroi ai.