Uncategorized
Zaev të enjten pritet ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë
Sipas medieve lokale në Shkup, kjo do të ndodhë një ditë para skadimit të afatit kushtetues, kur vendi ose duhet të ketë qeverisjen e re ose duhet shkuar në zgjedhje të reja
Lideri i Lidhjes Social Demokratike në Maqedoni (LSDM), Zoran Zaev të enjten pritet të marrë mandatin nga presidenti Gjorgje Ivanov për formimin e qeverisë së re. Sipas medieve lokale në Shkup, kjo do të ndodhë një ditë para skadimit të afatit kushtetues, kur vendi ose duhet të ketë qeverisjen e re, ose Maqedonia shkon në zgjedhje të reja.
“Me rëndësi është që ka vullnet për të zgjidhur situatën dhe besojmë se më 18 maj do të përfundojmë gjithçka”, thonë burime nga kabineti i Ivanovit për fokus. Kushti i presidentit Gjorgje Ivanov është që mandatari, Zoran Zaev të jap garanci se nuk do të rrezikohet karakteri unitar i Maqedonisë dhe integriteti i vendit.
Zaev tashmë ka bërë koalicion me tri parti shqiptare, me të cilat do ta ndaj pushtetin. Madje shqiptarët për herë të parë kanë marrë postin e kryetarit të Kuvendit në Maqedoni. Kjo fitore e shqiptarëve nuk ishte e lehtë, madje u përcoll edhe me dhunë brenda legjislativit, pasi qindra huliganë, mbështetës të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, rrahën rënë ligjvënësit e koalicionit.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













