Integrimi
Zari Xhaferi, sërish kandidat për deputet kantonal në Zug
28-vjeçari Zari Xhaferi, me prejardhje nga Gostivari, kandidon sërish për deputet kantonal në Parlamentin e Zugut
Ai sërish në Parlamentin e kantonit do ta përfaqësojë Partinë Socialdemokrate, me të cilën ishte edhe në mandatin e parë katërvjeçar 2011-2014.
“Ndoshta tashmë edhe e dini, unë kandidoj sërish për parlamentin kantonal. Sigurisht, shpresoj në mbështetjen tuaj”, shkruan deputeti zvicerane me rrënjë shqiptare.
Zari Xhaferi ka ardhur në Zvicër nga Gostivari në moshën 7-vjeçare. Bashkë me prindërit jeton në Baar të Zugut. Ka kryer gjimnazin dhe studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike, drejtimet: gjuhë gjermane, gjuhë angleze, histori dhe sport.
Pasionin për gazetari ai e ushtron në gazetën javore lokale “Zugerbitter Zeitung”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













