Kosova
Zbulohet identiteti i të arrestuarit në Han të Elezit, të cilin e kërkonte Zvicra
Është zbuluar identiteti i personit të arrestuar nga Policia e Kosovës në Han të Elezit
Gazi Gaziu ishte shpallur në kërkim prej kohësh nga autoritetet zvicerane, ndaj të cilit ishte lëshuar madje edhe urdhërarrest ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.
Ai është shqiptar me nënshtetësi të Maqedonisë, ndërsa kërkohet për disa vepra penale.
Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se Gaziu është i arratisur nga burgu në vitin 2017, ndërsa Zvicra e kërkon atë për dhunim dhe drogë.
Dyshohet se i njëjti ka jetuar në Kosovë për një kohë madje kishte ndërruar edhe identitet.
Lajmin për arrestimin e të kërkuarit e ka konfirmuar Prokuroria e Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një person të dyshuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndërsa në raportin e policisë thuhet se në Han të Elezit, të dielën në orën 19:26 në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, lëshuar nga shteti i Zvicrës, është ndaluar i dyshuari mashkull Shqiptar/R/Maqedonisë.
Gazi Gaziu aktualisht është në njërën nga qendrat e paraburgimit, ndërsa autoritetet kosovare në bashkëpunim me ato zvicerane dhe maqedonase do të vendosin për ekstradimin e tij
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













