Shqipëria

Zbulohet në Tiranë studioja e prostitucionit online

Në Tiranë është zbuluar studioja e prostitucionit online, derisa janë arrestuar një grua dhe gjashtë burra. Kjo studio shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion virtual

Policia shqiptare ka bërë të ditur se ka finalizuar me sukses një operacion, ku është zbuluar studioja e prostitucionit online. Kjo është zbuluar në Tiranë.

Mësohet se Policia e Tiranës ka arrestuar administratoren e studios dhe gjashtë shtetas të tjerë. Kjo studio shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion virtual, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, procedohet në gjendje të lirë një 17 vjeçare. Gjithashtu janë sekuestruar 9 njësi kompjuteri, 9 ekrane kompjuteri, 9 kamera për komunikim online, 2 lap-top dhe lodra seksuale.

“Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri””, thuhet në një komunikatë për media.

https://web.facebook.com/1502420603377639/videos/2028255580794136/