Jeta në Zvicër
Zbuten rregullat për eksportimin e materialit luftarak
Me të renë ky eksport ndalohet vetëm “në vendet ku ekziston një rrezikshmëri e lartë që materialet e eksportuara të përdoren për shkeljen e të drejtave të njeriut"
Pas miratimit të një mocioni përkatës, në të ardhmen Zvicra mund të eksportojë material luftarak edhe në vendet në të cilat shkelen të drejtat e njeriut. Kjo bëhet e mundur pasi që Dhoma Nacionale e Parlametit të Zvicrës e ka miratuar të enjten, si dhomë e dytë mocionin e përmendur. Tash i mbetet vetëm Këshillit Federal që të bëjë përshtatjen në rregullimin ligjor të çështjes së materialit luftarak.
Me ligjet ende në fuqi, Zvicra nuk ka të drejtë të eksportojë armë dhe aterial tjetër luftarak në vendet në të cilat,siç precizohet në ligj “shkelen në mënyrë sistematike dhe të rëndë të drejtat e njeriut”. Ndërsa me vendimin e miratuar sot, parlamenti planifikon që kjo të ndalohet vetëm “në vendet ku ekziston një rrezikshmëri e lartë që materialet e eksportuara të përdoren për shkeljen e të drejtave të njeriut”. Kjo nënkupton që autoritetet kompetente dhet të verifikojnë gjendjen në secilin rast të veçantë.
Kundërshtarët e kësaj zbutjeje, të cilët në parlament kanë mbetur në pakicë tërheqin vërejtjen se në këtë mënrë Zvicra po bëhet jokredibile nga aspekti i politikës paqësore dhe se po vihet në lojë nami i mirë që ka vendi në botë. Po ashu kundërshtarët pohojnë se ky veprim është problematik edhe sa i takon jetësimit të parimit të demokracisë. Në fushatën për iniciativën e para pesë viteve për ndalimin e eksportit të materialit luftarak, qeveria e vendit ishte zotuar për ashpërsimin e mëtejmë të politikës restriktive nëe eksportimin e këtyre materialeve. (sda)
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra Trafiku i rënduar ka shkaktuar pritje të gjata për mijëra udhëtarë gjatë fundjavës së Pentekostit në... -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in











