Lajme

Zelandë e Re: 15 viktima të konfirmuara deri tani nga vullkani

Numri i viktimave të konfirmuara ka shkuar në 15 nga vullkani i rrezikshëm që shpërtheu të hënën Zelandën e Re

Informacionet e fundit tregojnë se ekipet e kërkimit në Zelandën e Re e kanë vazhduar punën për të kërkuar trupa në ujërat e kontaminuar nga hiri i vullkanit në Ishullin e Bardhë. Thuhet se ende nuk i kanë gjetur trupat e dy personave të zhdukur, ndërsa numri i viktimave të konfirmuara ka shkuar në 15.

Ujërat përreth vullkanit ishin të kontaminuar me gurë, llavë dhe materie kimike, duke e kufizuar në masë të konsiderueshme dukshmërinë dhe duke e vështirësuar punën e ekipeve të kërkimit.

Po ashtu, trupat e pajetë të gjashtë personave u gjetën me sukses nga ekipet e kërkimit të premten, pasi një ekip ushtarak me pajisje modern shkoi në ishullin e pabanuar dhe e realizuan një operacion me rrezikshmëri të lartë.

Policia tha se nuk ka mundur t’i nxjerrë trupat e dy personave të tjerë, por raportoi se e ka parë një trup jo shumë larg ishullit.

Kujtojmë se vullkani i rrezikshëm shpërtheu të hënën e kaluar, ndërsa në atë moment në ishull ndodheshin turistë nga vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Kinën dhe Britaninë.

Disa prej tyre arritën të shpëtonin duke u larguar me shpejtësi përmes barkave, por shumë të tjerë u bllokuan nga hiri dhe pluhuri i vullkanit, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.