Lajme
Zelanda e Re vendos izolim pas rastit të parë me COVID-19
Ky rast është i pari i konfirmuar pas 6 muajsh
Zelanda e Re ka njoftuar për mbyllje të menjëhershme, pasi një person rezultoi i infektuar me COVID-19.
Rasti u zbulua në Auckland, qytet i cili do të qëndrojë për një javë i mbyllur, ndërsa për pjesën tjetër të vendit është caktuar izolim 3-ditor. Coromandel, qyteti bregdetar që ka vizituar personi i infektuar, do të qëndrojë po ashtu i mbyllur për 1 javë.
Kryeministrja Jacinda Ardern tha se gjatë izolimit do të ketë rregulla të ashpra, si mbyllja e shkollave, zyrave dhe të gjitha bizneseve, përveç atyre të shërbimeve bazë.
Autoritetet thonë se po bëjnë procedurat e duhura për të zbuluar nëse personi në fjalë është infektuar me variantin Delta të virusit.
Pacienti është një burrë 58-vjeçar, i cili besohet të jetë infektuar që nga e enjtja e kaluar.
Të dhënat që Ministria e Shëndetësisë e Zelandës së Re lëshoi të hënën tregojnë se të gjitha rastet e COVID-19 që janë zbuluar në kufirin e vendit javët e fundit kanë qenë infektime me variantin Delta.
Në supermarketet në Auckland pati dyndje të qytetarëve, pasi pas konfirmimit të rastit vendasit parashikuan se do të ketë mbyllje të menjëhershme.
Zelanda e Re ka qenë e suksesshme në menaxhimin e situatës së pandemisë, pasi ka arritur të eliminojë infektimet e reja brenda kufijve, megjithëse kufijtë e saj ndërkombëtarë kanë qëndruar kryesisht të mbyllur.
Sidoqoftë, programi i vaksinimit ka përfunduar me një ritëm të ngadaltë, me vetëm rreth 20% të popullsisë të vaksinuar plotësisht dhe 33% që kanë marrë një dozë të vaksinës, sipas Our World in Data.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













