Lajme
Zelensky drejtuar Evropës: Vepruat shumë vonë për të ndalur Rusinë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një video-adresim në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Në video ai ka theksuar shkatërrimin dhe dëmet që ka shkaktuar pushtimi rus në shtetin e tij, dhe ka falënderuar Evropën që është bashkuar në mbështetje të Ukrainës.
Më pas, ai u ka thënë hapur liderëve evropianë se kanë vepruar shumë vonë për të ndalur Rusinë.
“Ju keni vënë sanksione. Ne u jemi mirënjohës. Ata janë hapa të fuqishëm”.
“Mirëpo, ka qenë pak vonë… ka pasur mundësi”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse do të kishte sanksione parandaluese, ndoshta Rusia nuk do të niste luftën.
Ai ka përmendur edhe projektin e gazsjellësit, Rrjedha Veriore 2, duke thënë se nëse do të bllokohej më herët, “Rusia nuk do të krijonte krizë të gazit”.
Ai më pas u ka bërë thirrje liderëve të bllokut evropian që të mos vonohen në shqyrtimin e kërkesës së Ukrainës për t’u bërë pjesë e bllokut evropian.
Në javët e fundit, Zelensky ka bërë disa fjalime para parlamenteve nëpër botë dhe nuk është frikësuar për të kritikuar Perëndimin për atë që e konsideron dështim për të ofruar më shumë mbështetje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës Dogana gjermane sekuestroi 17 kuti kartoni nga Zvicra ... -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit














