Lajme
Zelenskyy: Jam gati për negociata me Putinin
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy thotë se është gati për negociata me Presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se dështimi për të arritur një marrëveshje do të thoshte: “se kjo është një Luftë e Tretë Botërore”.
“Unë mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte”, tha ai për rrjetin televiziv CNN, në një intervistë të transmetuar të dielën.
Zoti Zelenskyy ka bërë thirrje për bisedime gjithëpërfshirëse për paqe me Moskën falë së cilave do të rivendosej siç tha ai integriteti territorial e do të sigurohej drejtësi për Ukrainën. Apeli i zotit Zelenskyy për një raund tjetër bisedimesh erdhi një ditë pasi negociatori kryesor i Rusisë tha se palët janë afruar më pranë marrëveshjes lidhur me çështjen e heqjes dorë nga Ukraina prej qëllimit të saj për t’u anëtarësuar në NATO. Por negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak shkruante në Twitter se pozicionet e Kievit janë të pandryshuara, duke përmendur kërkesën për armëpushim, tërheqje të trupave ushtarake ruse dhe garanci të forta sigurie, shoqëruar me një formulë konkrete.
Zoti Zelenskyy i tha CNN-it se forcat ruse hynë në Ukrainë: “për të na shfarosur, e vrarë”, por ai tha se Ukraina nuk do të hiqte dorë nga sovraniteti apo integriteti i saj.
“Rusët kanë vrarë fëmijët tanë. Nuk mund ta kthejmë pas atë që ka ndodhur. Nuk mund të kërkosh nga Ukraina të njohë disa territore si republika të pavarura. Këto kompromise janë thjesht të gabuara”, tha zoti Zelenskyy.
Moska i referohet veprimeve të saj në Ukrainë si një operacion special për të dobësuar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj jugor dhe për të goditur ata që i quan nacionalistë të rrezikshëm./VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













