Futboll

Zeneli i ‘çmend’ në Francë, gol e asistim

Futbollistët e Kosovës vazhdojnë të bëjnë paraqitje të mira, të asistojnë dhe të shënojnë gola.

Sot ishte dita e Arbër Zenelit, i cili ka zhvilluar një ndeshje spektakulare në Francë, në sfidën skuadra e tij, Reims, fitoi në udhëtim te Montepellier, përcjell albinfo.ch.

Zeneli u bë protagonist në pjesën e parë, duke asistuar për Oudin, i cili shënoi golin e barazimit (1:1).

Ndërsa në të dytën sulmuesi i Kosovës shënoi golin e epërsisë nga pika e bardhë e penalltisë, por vendasit barazuan shifrat pas 8 minutash lojë. Në fund Reims fitoi 4:2 dhe është në formë shumë të mirë, duke hyrë në garë për një vend në garat ndërkombëtare.

Kjo ishte ndeshja e parë si titullar për 23-vjeçarin, pasi në tre ndeshjet e mëparshme u aktivizua si zëvendësues, me 60 minuta lojë në total.