Opinione

Zgjedhjet dhe sfidat e vërteta para nesh*

Zgjedhjet në ciklet e fundit veç rregullshmerise formale të mbajtjes të tyre po më rikujtojnë një dilemën se a do mbahen mend këtë rezultate si “fitore për fitore” apo do jenë diçka më shumë dhe më ndryshe. Këtë përshtypje e kam pasiqë tani më, një kohë më të gjatë, fitoret nuk rezultojnë me pritjen e qytetarëve. Këto pritje, që janë indukuar nga vetë premtimet e fushatave eletorale, në masë shumë të vogël përcillen me progres të prekshëm në zhvillimin e demokracisë dhe në përparimin e mirëqenjes të qyetetarit. Fakte për këtë mund të gjinden me bollëk në raportet e ndryshme të institucioneve ndërkombëtare që mbikqyrin këto rrjedha në rajon dhe botë si dhe të shoqërisë civile.

Mënyra dhe rezultatet e trajtimit të pandemise dhe vetë pandemia, shprazja në kontinuitet e vendit nga rinia, vetëm sa pasqyrojnë realitetin e pakëndshëm të paqëndrueshmërise të sistemit tonë dhe nënsistemeve të tij. Këtu, pikë së pari, kam parasysh ato më të ndjeshmet sikurse është dobësimin deri në zhdukjen e segmenteve kryesore të sistemit shëndetesor, paqartësia inkonsistenca dhe vulnerabiliteti i konceptit tonë të zhvillimit të ekonomisë, shteti ligjor akoma i pabesueshëm.

Pandemia, nga natyra e saj gjithëpërfshirëse, vuri në pah të gjitha mungesat dhe pabarizitë e sistemit, si në nivelin global ashtu edhe në vend. Këto mangësi të rëndësishmë, si në sistemin shëndetësor, ashtu dhe në atë socio-ekonomik dhe arsimor, do të përfaqësojnë sfida të reja dhe që do të jenë të domosdoshme të përballohen. Thjesht, nuk mund të presim kthim te „normalja,“ dhe partitë duhët të heqin nga plani çdo iluzion të „politikës si zakonisht“ dhe të përforcojë besimin në profesionalizëm dhe zërat profesional.

Në këtë kontekst, padyshim që zhgënjimi më i madh ishte kaosi në sistemin arsimor që padrejtesisht nuk u bë pjesë serioze e debatit duke llogaritur në ate sipas asaj “no news, good news”. Në fakt ,,qetësia,, në ketë rast ështe rezultat i një oportunizmi të dyanshem ku secili sheh interesin e vet. Prindërit heshtin  (me përjashtime të vogla) sepse me rëndesi është të mos rrezikohen nga pandemia  (konsideratë legjitime prindore) dhe fëmijet sido që të ketë shkuar puna në fund ta marrin vitin dhe mundësisht me nota maksimale (fenomen dominues vitet e fundit) dhe nga ana tjetër pedagoget dhe sidomos përgjegjesit e politikave arsimore (me përjashtime të rralla) mungesën e debatit edhe përkundës indikatorëve shumë shqetësues, i deklaronin pa asnjë hezitim si “arritje e suksesshme e organizimit të mësimit” kur për të gjithë ishte e qartë që nuk ka asnjë bazë për atë vlerësim.

Dhe keshtu këtë vit,në mënyrë plotësuese për shkak të pandemisë, u vazhdua me degradimin e sistemit arsimor dhe tatëpjetën e cilësisë e cila duhet të përkthehet, sot a nesër, me atë që quhet “dobësim deri në asgjësim të potencialit të kapitalit human” i cili nuk ka se si të bëhet më i prekshëm,e më i qartë, si për nga gjendja poashtu edhe për nga pasojat.

Mjafton të kesh nevojën fatkeqe për ndihmë nga sherbimet e sistemit shëndetësor ose të administratës publike, të jesh objekt i sistemit gjyqësor, të jesh në fund të listës si vend për nga niveli i produktivitetit të punës, të flasësh për investimet në shkencë dhe zhvillim teknologjik dhe për shkallën e inovacioneve në ekonomi të të duket sikur flet për kërkesa absurde. Kjo padyshim që do tu lehtësonte punën të gjeni edhe përgjigjen për ndjenjën e mungeses së perspektivës te rinia jonë që i shtyn ato ta lënë vendin e vet.

E gjithë kjo parë në kontektin e zgjedhjeve, megjithatë po del rezultative. Pse?  Me sa duket, në këto kushte votuesi më lehtë mund te manipulohet dhe të ndjek premtimet deri tani “tradicionale” me tema nacionaliste, joinkluzive deri në të tilla me erë ksenofobike që po vazhdojnë të helmojnë shoqërinë tonë dhe ta lënë atë “në vend numro” në mos edhe ta kthejnë prapa.

Por nga ana tjetër nëse i shohim sfidat dhe pritjet reale të qytetareve sikurse janë ekonomia dhe tani procesi aktiv i integrimit në BE, a mund të besojë kush që këto mund të realizohen në ketë ambient, me këte cilësi të kapitalit social, me këte kapacitet (cilësor dhe kuantitativ) të kapitalit njerëzor? Nuk do mend që edhe përkunder dëshirës të ndonjë politikani të përgjegjshëm, çdo kush e din që ëndrra e rinisë tonë në këto kushte do mbetet vetëm ëndërr. Dhe natyrshëm, në një Evrope me kufij të lirë nuk i mbetet tjetër veç se këtë endërr ta realizoj gjetkë.

Për tu kthyer përseri te konteksti aktual i zgjedhjeve të sapo përfunduara, shtrohet pyetja se a janë të vetëdijshem ato që do bëjnë qeverinë (kushdo qofshin ato) se këtë mbështetje (edhe kësaj here) të qytetarëve domosdoshmërisht duhet ta shëndrrojnë në progres? A do të munden ti përmbushin aspiratat legjitime të gjeneratës së re? A do te mundet vendi ynë të organizoje një sistem shëndetësor të afte për tu shërbyer nevojave të qytetarëve me standarde të përaferta me ato të vendeve tjera ku bashkëvendasit tonë, tani si pensionistë, vazhdojnë të jetojnë sepse ne nuk mund tu ofrojmë shërbimet e duhura shëndetësore këtu. A e kanë menduar domosdoshmërinë e rishikimit thelbësor i të gjithë sistemit arsimor si për nga struktura poashtu edhe nga metodologjia e nxënjes që të mos jemi gjithmonë në fund të listes të PISA-s,dhe jo vetëm të saj? A do të mund ta ruajm mjedisin jetësor sado pak të pastër edhe për gjeneratat që vijnë pas njesh?

A e dinë elitat tona politike se pa ndryshime radikale në sistemin arsimor, rrezikohet çdo ide për zhvillim, për integrim dhe për të mbajtur rinin tonë këtu si thesar themelor i zhvillimit të qëndrushëm të vendit. Apo mos ndodhta kane konstatuar se njerezit e ditur, se meritokracia në shtetndërtim dhe në konsolidimin efikas të sitemit janë gjë e rrezikshme?

Në këto momente të euforisë për “suksesin e madh” në zgjedhje ështe thelbësore të kuptohet se “nuk vjen vera nga dera” çdo herë, por se ardhmërinë dhe suksesin në zgjedhjet e ardhshme mund ti sigurojë vetëm nëse ky ”sukses i madh” shëndrrohet në progres edhe atë në ato segmente që qëndrojnë në bazamentin e çdo shoqërie. Sepse investimi në kapitalin human nuk është vetëm rritja e rrogave 5 apo 10% para zgjedhjeve (që në kushtet aktuale edhe ajo ishte e domosdoshme për përmirësimin e statusist social të shumë shtresave) por kapitali huam zhvillohet dhe kultivohet me politika gjithpërfshirëse afatgjate qeveritare duke filluar nga cilësia e shëbimit shëndetësor,( sidomos kujdesi për nëna dhe fëmijë), cilësia e shkollimit (vlerësuar nga instrumente ndërkombëtare), shkalla e investimit në shkencë dhe arsim, rritja e produktivitetit të punës dhe BPV për kokë banori.

Uroj që më të merituarit për sukseset e deritanishme ti kenë të qarta këto dhe për të dalë faqebardhë pas katër viteve të kujdesen që përgjegjësit për realizimin e politikave në fushat respektive, për nga kompetencat dhe njohurit e tyre të jenë me përgatitje adekuate, profesionale dhe në nivelin e duhur , sepse vetëm kështu do të mund të ndalim rrjedhat e pavolitshme shoqërore dhe ekonomike, të sigurojmë drejtësi sociale për të gjithë shoqërinë, që të mund vazhdojmë të festojmë përsëri “fitore të mëdha”.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI