Lajme

Zgjedhjet për Parlamentin e Zvicrës: Udhëzime për ata që ende nuk kanë votuar

Ti ke votuar tashmë!

Ose jo?

Nëse nuk ke votuar, nuk është aq keq, sepse ende nuk është tepër vonë

Më poshtë i ke mundësitë se si mund të votosh edhe më tutje:

  • Plotëson letrën, e ngjet pullën postale (A-Post) në të dhe deri nesër, (të shtunën) në orën 12.00 e dorëzon në kutinë postare të komunës.
  • Në kutinë e votimit, të dielën!

Pyetja: Ku është kutia postare e komunës tënde? Ku është kutia më e afërme e votimit (për të dielën)  dhe deri në ora sa mund të votosh?

Qendrat e votimit, ku janë kutitë për të votuar, qëndrojnë hapur të dielën deri në orën 11.00. Ndërsa nga ora sa hapen, varet nga komuna konkrete.

Më tepër informcione gjen në plikon (zarfin) e votimit që e ke marrë me postë.

Për fat të keq ende nuk ka platformë online që do t`i grumbullonte të gjitha informacionet, por kjo mund të jetë një projekt për të ardhmen!