Kosova
Zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, krerët e institucioneve i gëzohen këtij lajmi
Remzije Istrefi- Peci, Nexhmi Rexhepi dhe Safet Hoxha janë tre të përzgjedhurit e Gjykatës Kushtetuese.
Tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë emëruar gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes profilit të tij zyrtar në ‘Facebook’ ka shkruar se është i gëzuar për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Ndonëse shtet i ri, Kosova është dëshmuar shembulli më pozitiv, në rajon e më gjerë, i funksionimit të drejtësisë kushtetuese. Gjykatësve të sapozgjedhur iu urojmë punë të mbarë dhe efektive në vazhdimin e traditës së mirë që ka krijuar Gjykata Kushtetuese, por edhe avancim të standardeve që kërkohen prej saj. Kjo merr rëndësi të veçantë, nga fakti se, nga sot, Gjykata Kushtetues e Kosovës, është një institucion tërësisht i kosovarizuar, meqë më nuk do të ketë anëtarë ndërkombëtarë në përbërjen e saj”, ka shkruar Veseli.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se është përmbyllur një proces i rëndësishëm.
“Me përzgjedhjen e tre Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi dhe Safet Hoxha, sot u përmbyll një proces i rëndësishëm i sundimit të ligjit. Gjyqtarëve të rinj, punë të mbarë dhe integritet në mbrojtje të kushtetutshmërisë”, ka shkruar Haradinaj.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se është përfunduar procesi për sundimin e ligjit.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?