Bota
Zjarri u merr jetën 7 fëmijëve sirianë në Kanada
Raportohet se shtatë fëmijë të një familje siriane kanë humbur jetën pasi një zjarr dogji shtëpinë ku jetonin në provincën Nova Scotia të Kanadasë.
Policia ka bërë të ditur se shtatë fëmijë, duke përfshirë një fëmijë tremuajsh, humbën jetën në orët e para të mëngjesit, përcjell albinfo.ch.
Prindërit e fëmijëve u plagosën gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar ata.
Familja siriane u zhvendos në Kanada rreth dy vjet më parë për t’i shpëtuar luftës.
“E gjithë komuna është e pikëlluar dhe vëmendja jonë është me të dashurit e familjes”, tha kryetari i bashkisë në një deklaratë pas incidentit.
Zyrtarët lokal kanë pranuar se bëhet fjalë për një familje nga Siria që kishin ikur nga lufta, e fqinja e tyre Danielle Burt ka deklaruar se në këtë familje ishin shtatë fëmijë të moshës 3 muaj – 17-vjeç.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













