Bota
Zuckerberg i premton Merkel-it luftë kundër komenteve urrejtëse
Në facebook ka gjithnjë komente raciste dhe nxitje urrejtjeje kundër refugjatëve – këtë Mark Zuckerberger dëshiron më në fund ta ketë më mirë nën kontroll.
Shefi i rrjetit e siguroi Merkel-in për një kontroll më të ashpër të komenteve në internet. Në një takim në përfundim të Samitit mbi Zhvillim të Qëndrueshëm të shtunën në Nju- Jork, Zuckerberger foli për problemin e e-maileve urrejtëse.
Zuckerberger tregoi se është mirë i informuar. „Unë mendoj se duhet të punojmë në atë drejtim“, theksoi ai. Merkel e pyeti atë se a është duke punuar në përmirësime ndërmarrja e tij, së cilës pyetje Zuckerberger iu përgjigj me „po“.
Edhe ministri Federal i Drejtësisë, Heiko Maas (SPD), kërkonte, sipas raporteve të mëhershme, bisedime me facebook për përshpejtimin e procedurave për fshirjen e komenteve urrejtëse. Ministri i Drjetësisë tashmë është takuar me përfaqësuesit e facebook-ut. Është vendosur, ndër të tjera, edhe krijimi i një grupi të punës që do të merret me komentet urrejtëse në rrjet.
Berliner Kurier
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore











