Jeta në Zvicër
Zug, qyteti i parë zviceran që pranon monedhën virtuale Bitcoin
Zug nis pilot projektin me valutën virtuale Bitcoin. Deri në fund të vitit mund të paguhet deri në ekuivalentin 200 franga me valutën Bitcoin në sportelet e administratës komunale.
Projekti është lansuar para mediave. Kryetari në Zug, Dolfi Müller (PS), tha për SDA se pas testit gjashtëmujor të autoriteteve komunale kemi vendosur futjen definitive ose zgjerimin e projektit me Bitcoin, përcjell albinfo.ch.
Bitcoin ose monedhat e tjera digjitale më vonë do të pranohen si pagesa për shërbimet e tjera komunale.
Vendimi i qytetit zviceran Zug dy muaj më parë për të pranuar Bitcoin për pagesa kishte çuar në një “interesim të medias në gjithë botën.
Zug, qyteti me 30 mijë banorë, në fund të vitit do të marrë vendim nëse do të zgjerojë pagesën me monedhën digjitale edhe në fusha të tjera.
Vitin e kaluar më shumë se 15 kompani digjitale nga sektori financiar kanë ngritur bizneset e tyre në Zug.
“Bitcoin” është një rrjet që mundëson një sistem të ri të pagesave dhe është para tërësisht digjitale. Ai është rrjeti i parë i decentralizuar i rrjetit të pagesave ‘peer-to-peer’ që është e kontrolluar nga përdoruesit e saj dhe jo nga ndonjë autoritet qendror apo ndërmjetësues.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














