Lajme
Zvicër: 119 raste të reja me koronavirus
Një ditë më parë kanë qenë 179 raste pozitive ndërsa dy ditë më parë, 143. Prej rreth dy javësh, numri i të infektuarve varion në mes të 100 (sa ishin të martën) dhe 200
Numri i të infektuarve të raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn sërish ka shënuar një rënie në krahasim me një ditë më parë. Nga dje deri më sot janë regjistruar 119 raste të reja të personave te të cilët testimi për koronavirus ka rezultuar pozitiv, bën të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG)
Një ditë më parë kanë qenë 179 raste pozitive ndërsa dy ditë më parë, 143, shkruan albinfo.ch. Prej rreth dy javësh, numri i të infektuarve varion në mes të 100 (sa ishin të martën) dhe 200.
Në 100.000 banorë Zvicra ka 346 të infektuar, shifër kjo që është ndër më të lartat në Evropë.
Numri i përgjithshëm i rasteve me infektime, të vërtetuara nga laboratori, sipas BAG tashmë ka arritur në 29.705. Ndërsa numri i të vdekurve, sipas të dhënave zyrtare të ardhura deri në mëngjesun e të premtes është ngjitur në 1435.
Por, si zakonisht gjatë këtyre javëve të raportimit mbi koronavirusin, edhe kësaj here, platforma tjera dalin me shifra të ndryshme më të mëdha të viktimave, përcjell albinfo.ch. Kështu, worldometers.info raporton për 1737 të vdekur nga koronavirusi në Zvicër. Po kjo platformë jep numrin prej 23.400 të shëruarve.
Deri më sot në Zvicër janë realizuar 271.500 testime, 14% të të cilave kanë rezultuar pozitive.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje












