Lajme
Zvicër: 2396 infeksione të reja dhe 66 vdekje nga Covid-19
Mesatarja 7 ditore është 47 të vdekur në ditë. Kjo është 20 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 2396 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona në 24 orët e fundit. Mesatarja e 7 ditëve tüe kaluara është 2535 ose për 21 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch.
Trendi aktualisht është në rënie. Shkalla pozitive mesatare 7 ditore aktualisht është 13.1 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur për 3 pikë përqindjeje, transmeton albinfo.ch.
Numri i testimeve në një mesatare 7-ditore është 22,869 teste në ditë dhe kështu është rritur për 5 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton gjithashtu 66 raste të reja të vdekjeve në 24 orët e fundit, përcjell albinfo.ch. Mesatarja 7 ditore është 47 të vdekur në ditë. Kjo është 20 për qind më pak se në javën e kaluar.
BAG aktualisht raporton 2,148 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 13 për qind më pak se në javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv të çertifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 89.0 përqind të mbushura. Ndërsa, përfshirë edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 79.0 përqind.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














