Kosova

Zvicër: Ardon Jashari pritet të kalojë në klubin FC Brugge

Edhe pse FC Luzern nuk dëshiron të konfirmojë raportin e largimit, kalimi i kapitenit Ardon Jashari (21) në FC Brugge në verë duket të jetë pothuajse i sigurt, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Jashari, mesfushori i tanishëm i FC Lucernit, përmes rrjeteve sociale, drejtuar tifozëve, shkruan se së shpejti do të jetë Brugge në llogarinë e tij në Instagram.

Lëvizja e lojtarit të kombëtares zvicerane në vendin e katërt në ligën belge duhet t’i sjellë FCL-së një tarifë rekord prej rreth gjashtë milionë frangash. /Albinfo.ch