Tematike
Zvicër: Disa vende të shkëlqyera noti për të larguar vapën e madhe
Moti në fundjavë parashikohet të shkojë deri në 30 gradë në disa pjesë të Zvicrës. Liqenet dhe lumenjtë mahnitës të Zvicrës janë një shpëtim i përsosur nga temperaturat përvëluese.
Nga noti urban në qendër të qytetit të Gjenevës, Cyrihut ose Bernës, deri në plazhe me rërë dhe liqene dramatike Alpine.
Këtu është një listë e shkurtër e disa prej vendeve më të mira të notit në vend,shkruan thelocal, përcjellë albinfo.ch.
Liqeni Cauma (Graubünden)
Ky liqen në kantonin e Graubünden është parajsë. Aty pranë është edhe liqeni Cresta që gjithashtu është me të vërtetë i bukur. Ecja magjike midis dy liqeneve do t’ju marrë rreth një orë.
Greifensee (Cyrih)
E lehtë për tu arritur me transport publik nga Cyrihu, ky liqen i bukur është një rezervat natyror dhe vend noti i mrekullueshëm. Parkimi është i kufizuar, kështu që shfrytëzoni sa më shumë trenat dhe autobusët. Nga stacioni i trenit Nänikon-Greifensee është vetëm disa minuta largë.
Pishina Marzili (Bernë)
Ky vend është klasik dhe asnjë vizitë në kryeqytetin e Zvicrës gjatë verës nuk do të ishte e plotë pa një udhëtim këtu. Ka një pishinë për fëmijë dhe një pishinë xhiro për notarë profesionistë.
Bettmersee (Valais)
Për ata që kanë guxim dhe kanë shpirt avanturesk, nuk ka asgjë si noti në një liqen Alpin. Në rreth 2.000 metra mbi nivelin e detit, ujërat e Bettmersee janë gjallëruese. Ka edhe mundësi shëtitje me varkë dhe pedalo gjatë muajve të verës./albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













