Portrete të firmave

Zvicër: Këto 15 kompani prodhuese nga Kosova do të prezantohen në panairin Swissbau

Panairi i suksesshëm Swissbau, përveç tjerash do të jetë i pasur edhe me shumë kompani të suksesshme të Kosovës të cilat do të prezantohen në këtë panair me datë 16 janar, në qytetin Bazel të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Lidhur me këtë temë, Klasteri Prefab Kosova ka njoftuar se me mbështetjen e USAID Kosovo Compete Activity organizon pjesëmarrjen e 15 kompanive prodhuese në panairin Swissbau.

Panairi do të jetë i hapur nga 16 deri më 19 janar 2024.

 Prezantimi i kompanive

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kompania Linda Group është njëra nga 15 kompanitë e cila do të ekspozoj në Swissbau, shkruan albinfo.ch.

Prodhimet e Linda Group nga fabrika e tullave Art Stone – Ferizaj ofrojnë mbi 100 lloje të tullave. Kompania bën ndërtimin e të gjitha llojeve të pishinave, hidroizolime, shitjen e të gjitha llojeve të pompave të ujit nga 0.75kw deri në 200kw si dhe shitjen dhe montimin e të gjitha llojeve të depozitave.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Kompania SPEEEX  është tjetra  kompani e cila do të ekspozoj në panairin Swissbau.

SPEEEX është kompania më e madhe BPO në Republikën e Kosovës me mbi 1500 punëtorë dhe ofron një shumëllojshmëri shërbimesh si: kujdesi ndaj klientit, mbështetja teknike (Tier 1, 1.5, 2), dhe shërbime të tjera të specializuara digjitale për të mbështetur ndërveprimet e qëndrueshme me klientët.

SPEEEX i shërben një baze klientësh në sektorët me rritje më të shpejtë duke përfshirë: telekomunikimin, tregtinë elektronike, median, shëndetësinë dhe mikpritjen.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kompania ORDO Architecture do të ekspozoj në panairin Swissbau.

Ordo Architecture është një studio e arkitekturës inovative e specializuar në zgjidhje kreative dhe dizajn e cila ofron shërbime të dizajnit të enterierit dhe arkitekturës, nga procesi i projektit konceptual e deri tek te menaxhimi i projektit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Kompania Tiki Design do te ekspozoj ne panairin Swissbau.

Tiki Design është themeluar në vitin 2000 dhe ofron shërbime lidhur me dizajnin interier, arkitekturën, ndërtesat e banimit, zyret, etj.

Tiki Design sjell një kombinim të inovacionit dhe estetikës, duke i transformuar hapësirat në tregime të bukurisë dhe funksionalitetit.

Mund të jetë një imazh i aspirator në radhë, ishull kuzhine, brenda dhe vatër

Kompania Archtime është njëra nga 15 kompanitë e cila do të ekspozoj në panairin Swissbau.

Archtime është një kompani e ndërtimit të metaleve dhe dekorimit të brendshëm të çelikut. E themeluar në vitin 2000, Archtime ka ofruar zgjidhje me cilësi të lartë dhe inovative për projekte të ndryshme, si ndërtesa banimi, hapësira tregtare, objekte industriale dhe institucione publike.

Kompania është e certifikuar me produktet CE dhe 1090-EXC 2.

Mund të jetë një imazh i ndriçimi

Fabrika e dyerve LUMI do të ekspozoj në panairin Swissbau.

Fabrika pë prodhimin e dyerve dhe kuzhinave posedon teknologji të fundit si dhe ambient me standarde evropiane.

Fabrika ofron dyer, kuzhina, rafte, dollapa, të gjitha të bëra nga druri dhe deri në produktin final ofron dizajn dhe konsultim me arkitektët pa pagesë si dhe transport dhe montim pa pagesë.

Mund të jetë një imazh i kopshti i drurit

Kompania ELING do të jetë njëra nga 15 kompanitë e cila do të ekspozoj në panairin Swissbau.

ELING është kompani lidere në fushën e energjisë, e specializuar në instalime elektrike, matje elektrike dhe shitje të materialit elektrik. Kompania merret me ndërtimin e linjave të TM dhe ndërtimin e trafostacionëve.

ELING është përfaqësues për Kosovë i brendit të kthinave me cilësinë më të lartë “Schneider Electric”.

Mund të jetë një imazh i ishull kuzhine, aspirator në radhë dhe brenda

Kompania Mobile Dekor do të ekspozoj në panairin Swissbau.

Kompania Mobile Dekor është themeluar në vitin 1983, duke filluar me prodhimin e mobileve, mobileve shtëpiake (dhomë dite e gjumit, kuzhina), mobile për zyrë, restaurante dhe hotele.

Mobile Dekor fokusohet në prodhimin e kuzhinave, përfshirë elementet dhe aksesorët e tyre, dhoma moderne (dhoma për fëmijë, dhoma gjumi dhe dhoma dite), invertarë dhe mobile për zyre, hotele dhe dizajne e enterier restaurantesh, sofa, tavolina, karrige, dhoma dite, dhoma për mysafirë, etj.

Mos e humbisni mundësinë për të përjetuar nga dora e parë mjeshtërinë e krijimeve të mobileve nga Mobile Dekor.

Mund të jetë një imazh i ishull kuzhine, aspirator në radhë dhe teksti

Kompania Dardania Model është njëra nga kompanitë e cila do të ekspozoj në Swissbau.

Dardania Model është fabrikë që merret me prodhimin e dyerve, dritareve me materiale si PVC, alumin, dru – alumin, si dhe repartin e veçantë për prodhimin e mobilieve.

Përveç efikasitetit të energjisë dhe performancës, produktet e kompanisë përmbushin të gjitha kriteret e tjera të tilla si dizajne, kualitet, qëndrueshmëri dhe montim duke u bazuar në standarde ndërkombëtare.

Rreth 50% e produkteve momentalisht prodhohen për tregun Evropian kryesisht atë Zvicran, dhe synimi është që kjo përqindje të vazhdoj të rritet për gjatë viteve.

Dardania Model është e certifikuar edhe me standardin ISO:9001.

Mund të jetë një imazh i derë rrëshqitëse

Kompania Alstone  do të ekspozojë në panairin e Swissbau, në Bazel, nga 16 deri më 19 Janar.

Me përvojë më shumë se 20 vjeçare, lider në fushën e prodhimit të betonit, projektimit dhe ndërtimit, Alstone Group fillon për herë të parë në Kosovë me prodhimin e elementeve të parafabrikuara të betonit.

Ndërtimi me elementë të parapërgatitur ka përfitime të shumta, duke filluar me cilësinë më të lartë përmes prodhimit në mjedisin e kontrolluar të një fabrike parafabrikate, deri në kohën e kursyer në vendin e ndërtimit.

Përjetoni cilësinë dhe efikasitetin e lartë të ndërtimit të parafabrikuar me Alstone.

Mund të jetë një imazh i ndriçimi, brenda dhe derë rrëshqitëse

Kompania SHEHU do të jetë në mesin e 15 kompanive pjesëmarrëse në panairin Swissbau.

SHEHU është ndër kompanitë lidere dhe e specializuar në përpunimin e produkteve PREMIUM nga druri masiv.

SHEHU ofron produkte dhe shërbime inovative si dizajni i brendshëm, druri, metali dhe xhami.

Mund të jetë një imazh i derë rrëshqitëse

Kompania Greenhouse SH.P.K është njëra nga kompanitë pjesëmarrëse në panairin Swissbau.

Kompania Greenhouse SH.P.K është kompani e përpunimit të drurit që ofron koncept të ri dhe inovativ në prodhimin e shtëpive të parafabrikuara prej druri miqësore me mjedisin dhe me cilësi të lartë për tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Kompania ofron një garanci 10-vjeçare për cilësinë e produkteve të saj dhe në përputhje me praktikat më të mira të ndërtimit.

Kompania i kryen aktivitetet e saj prodhuese në fabrikën e vendosur në fshatin Radac përgjatë rrugës kryesore nga Peja për në Mal të Zi.

Mund të jetë një imazh i ndriçimi dhe teksti

Kompania NIC Home është një nga kompanitë pjesëmarrëse në panairin Swissbau, i cili do të mbahet nga 16 deri më 19 Janar në Basel, Zvicër.

Kompania e themeluar që në vitin 1993, është një PMI e cila prej 15 vitesh është e specializuar në prodhimin e shtëpive me kornizë druri, për tregjet evropiane dhe të Amerikës së Veriut.

Produktet e NIC Home janë projektuar dhe prodhuar sipas specifikimeve teknike për vendet e destinacionit dhe plotësojnë rregullat e cilësisë dhe performancës termike.

Mund të jetë një imazh i shtrat, brenda dhe dhomë gjumi

Comodita Home është tjetra kompani e cila do të marrë pjesë në panairin Swissbau.

Comodita Home është një nga firmat më të suksesshme jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan.

Kjo kompani operon në shumë shtete të botës, duke eksportuar produkte të ndryshme në gjithë Evropën.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

A+ Electric është një nga kompanitë kosovare e cila do të jetë pjesëmarrëse në panairin Swissbau, në Basel të Zvicrës.

Kjo kompani operon në gjithë Kosovën dhe është një nga kompanitë më të suksesshme në instalime elektrike, për ndërtesa gjigante.