Lajme

Zvicër: Kompanitë e transportit publik duhet të pranojnë pagesa “kesh” për bileta

Gjithnjë e më pak stacionet e trenave, autobusëve dhe tramvajit në Zvicër ofrojnë mundësi për të blerë bileta me para në dorë, gjë që krijon vështirësi për një numër të udhëtarëve, veçanërisht të moshuarit, përcjell albinfo.ch.

Të hënën, deputetët e të dy dhomave të parlamentit vendosën që përdoruesit e transportit publik të mund të paguajnë biletat e tyre me para në dorë ose me “një mjet tjetër të thjeshtë që nuk kërkon celular” si mjet pagese.

Legjislacioni zviceran kërkon që pagesat me para të gatshme të pranohen pa asnjë kufizim, thanë deputetët.