Lajme
Zvicër: Nesër Qeveria vendos rreth hapjes së restoranteve
Në fazën fillestare do të të lejoheshin vetëm nga dy persona të ulen në një tryezë . Dy javë më vonë, numri do të rritet në katër...
Nesër, e mërkurë, Këshilli Federal do të vendosë për fazën tjetër të lehtësimit të masave mbrojtëse kundër koronavirusit. Ky duket do të jetë hapi më i madh i hapjes deri më tani – më i madh nga sa mendohej më parë, shkruan tages anzeiger.
Këshilli Federal mund të diskutojë pra nesër nëse restorantet dhe terracat mund të hapen më herët, transmeton albinfo.ch. Kështu që shijimi i një birre të freskët në terracat e birrarive ka mundësi të bëhet së shpejti realitet, megjithëse me kufizime të mëdha.
Sipas gazetës në fjalë, në fazën fillestare do të të lejoheshin vetëm nga dy persona të ulen në një tryezë . Dy javë më vonë, numri do të rritet në katër ndërsa më gjashtë qershor do të lejoheshin deri nga 8 veta. Ndërkaq baret dhe klubet tani për tani duhet të qëndrojnë të mbyllura.
Sipas informacioneve që ka BLICK, numri i personave të ulur rreth një tavoline mund të ndryshojë akoma. Sepse hapja e kafiterive është ende e diskutueshme, transmeton albinfo.ch. Kjo duket se do të shkaktojë debate të nxehta në mbledhjen e nesërme të Këshillit Federal dhe është e diskutueshme nëse Këshilli Federal në tërësi do ta aprovojë këtë propozim nga Ministri i Shëndetësisë Alain Berset.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje












