Tematike
Zvicër: Sigurimi shëndetësor, dyfish më i shtrenjtë se në vitin 2000
Familjet me fëmijë dhe me të ardhura prej 60 mijë deri në 90 mijë franga në vit, 14 për qind të të ardhurave të tyre tashmë i shpenzojnë për premitë e sigurimit shëndetësor
Gazeta “SonntagsZeitung” në një tekst të botuar sot nxjerr përfundimin se çmimet e premive të sigurimit shëndetësor në Zvicër nga fillimi i shekullit deri sot janë rritur dukshëm më shumë se pagat. Këtë konstatim gazeta e nxjerr nga shifrat e Federatës së Sindikatave të Zvicrës (SGB), transmeton albinfo.ch. Sipas tyre, për shumë familje, pagesa e sigurimeve shëndetësore po bëhet e papërballueshme.
Kështu, familjet me fëmijë dhe me të ardhura prej 60 mijë deri në 90 mijë franga në vit, 14 për qind të të ardhurave të tyre tashmë i shpenzojnë për premitë e sigurimit shëndetësor. Dhe, kjo është dyfish më shumë se në vitin 2000. Kjo shumë është dukshëm më e madhe se ajo që e kishte propozuar Këshilli Federal në vitin 1991.
Atëbotë qeveria e vendit, me rastin e rishikimit të sigurimit shëndetësor kishte kërkuar që premitë e detyrueshme të sigurimit shëndetësor të mos guxojnë të kalojnë mbi 8 për qind të të ardhurave të tatueshme. Por, këtë kërkesë e kishte hedhur poshtë Parlamenti, përcjell albinfo.ch. Prej atëherë, kantonet caktojnë masën e zbritjes së çmimit të sigurimit shëndetësor për personat dhe familjet me të ardhura më të ulëta.
SGB në përllogaritjen e saj ka marrë parasysh vetëm premitë standarde (zgjedhja e lirë e mjekut dhe franshiza prej 300 frangash). Kjo, për faktin se federata vetëm nga viti i kaluar ka filluar raportimin për premitë mesatare.
Por, nga ana tjetër, është vetëm çdo i gjashti banor në Zvicër që zgjedh preminë standarde. Po të kihen parasysh premitë mesatare, një familje me të ardhura 60.000 deri në 90.000 franga jep për sigurimin shëndetësor mesatarisht 11 për qind të këtyre të ardhurave.
Tema e shëndetësisë dhe sigurimit shëndetësor, me 41 për qind, përbën shqetësimin e dytë më të madhe të zviceranëve, sipas “barometrit të shqetësimeve” të realizuar nga Credit Suisse, transmeton albinfo.ch. Vetëm sigurimi i pleqërisë (moshës) u shkakton zviceranëve më shumë kokëçarje se kjo.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen,... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së














