Lajme
Zvicra ndihmon Ukrainën me 100 milionë franga
Ukrainasit përballen me perspektivën e një dimri të ftohtë, pa energji elektrike.
Zvicra jep 100 milionë franga (108 milionë dollarë) për të ndihmuar Ukrainën “të kalojë këtë krizë”, tha presidenti zviceran, Ignazio Cassis, në një konferencë ndërkombëtare në Paris të martën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vlerëson nevojat e vendit në 800 milionë dollarë këtë dimër. Ukrainasit përballen me perspektivën e një dimri të ftohtë, pa energji elektrike, raporton swi, përcjell Albinfo.ch.
Vendet që morën pjesë në konferencën e Parisit të martën premtuan gati 1 miliard dollarë ndihmë për popullsinë e Ukrainës, ku infrastruktura civile, duke përfshirë instalimet e energjisë, janë dëmtuar nga sulmet me raketa ruse, sipas Francës mikpritëse.
“Unë pres që kjo konferencë të mbledhë të gjitha mjetet dhe burimet e nevojshme për të ndihmuar ukrainasit të kalojnë krizën dhe, më tej, për t’u dhënë atyre shpresë”, tha Cassis në fjalimin e tij.
Ai theksoi se konferencat e ndryshme për Ukrainën të mbajtura në Varshavë, Berlin dhe tani në Paris” lejojnë të vazhdojë angazhimi i përbashkët i vëzhguar në Lugano në korrik.
100 milionë dollarët janë miratuar nga Parlamenti zviceran dhe do të përdoren për infrastrukturën civile dhe ndihma për popullsinë ukrainase.
“Qoftë përmes parimeve të konferencës së Luganos për rindërtimin apo përmes ekspertizës sonë humanitare në terren, Zvicra është shumë e pranishme në fushën e ndihmës dhe rindërtimit të Ukrainës”, tha Cassis.
Në fillim të këtij viti, Zvicra ka ndarë 80 milionë franga në ndihmë humanitare për Ukrainën, pasi ajo u sulmua më 24 shkurt nga Rusia./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër













