Lajme
Zviceranët i thanë Jo ligjit për CO2
Marrë në tërësi, kundër Ligjit për CO2 kanë votuar qytetarët e zonave rurale bdërsa pro, ata të zonave urbane
Zviceranët me të drejtë vote, sot, në ditën e referendumeve, duke votuar për pesë iniciativa të ndryshme federale, kryesisht kanë ndjekur qëndrimet e Këshillit Federal. Vetëm Ligji për CO2 është hedhur poshtë, në kundërshtim me rekomandimin e Këshillit Federal.
Këto janë rezultatet e votimeve të sotme në nivel vendi:
Iniciativa për ujë të pijshëm u refuzua qartë me 60.9 për qind kundër. Pra, sipas këtoj vendimi të sovranit, pesticidet sintetike do të vazhdojnë të lejohen në bujqësi.
Nisma e pesticideve gjithashtu ka marrë një kundërshtim nga votuesit sot. 60.7 për qind e tyre janë shprehur kundër saj, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu Këshilli Federal ka marrë mbështetje me miratimin e Aktit Covid-19. 60 për qind kanë votuar pro, në kutinë e votimit.
Ndërkaq Ligji për CO2 i mbështetur nga Këshilltarja Federale Simonetta Sommaruga është refuzuar me rezultat relativisht të ngushtë. Thjesht, 51.8 për qind nuk kanë dasshur të pranojnë ligjin e rishikuar.
Ky refuzim sipas mediave zvicerane është një “shuplakë e fortë” në fytyrëne Këshillit Federal dhe sidomos ministres Sommaruga. Po kështu, mosvotimi i kësaj nisme gjykohet si një barrierë që pengon shumë Zvicrën në përmbushjen e parametrave të kërkuar për mbrojtjen e ambientit.
Ligji federal për masat policore për të luftuar terrorizmin, i cili është mbështetur fuqimisht nga Këshilltarja Federale Karin Keller-Sutter, është miratuar me 56.6 për qind vota Pro.
Kantoni i Cyrihut dhe zonat urbane votojnë pro Ligjit për CO2
55.4 për qind të votuesve në Kantonin e Cyrihut janë shprehur në favor të ligjit CO2 në kanton. Rezultatet tani dihen nga të gjitha kantonet.
Marrë në tërësi, kundër Ligjit për CO2 kanë votuar qytetarët e zonave rurale ndërsa pro, ata të zonave urbane.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite











