Shkurt.ch
Zviceranët konsumojnë mishin tre herë më shumë se që rekomandohet
Ndërsa konsumimi i qumështit është dukshëm më i ulët se sa është e rekomanduar. Sipas “menuCH” zviceranët konsumojnë dy në vend se tri porcione në ditë të ushqimeve në fjalë
Është prezantuar sot studimi i parë mbi shprehitë e të ushqyerit të zviceranëve (menuCH). Ndër rezultatet më të dukshme të këtij studimi është se zviceranët konsumojnë shumë më tepër mish se që këshillohet (meshkujt: katër fish më shumë) ndërkohë që konsumojnë më pak prodhime të qumshtit.
Gjetje tjera interesante të studimit janë ato se njerëzit sot ushqehen më shpesh jashtë shtëpisë dhe se gratë ushqehen më shëndetshëm se burrat.
Zviceranët mesatarisht konsumojnë 780 gramë mish dhe prodhime të mishit në javë. Kjo është trefish më shumë se mesatarja e rekomanduar, e cila është 240 gramë në javë. Për më tepër, meshkujt konsumojnë afërsisht dyfish më shumë mish se femrat, gjegjësisht 980 gramë në javë.
Po ashtu studimi ka konstatuar se ushqimet e ëmbla dhe ato të njelmëta, ashtu si dhe yndyrërat si gjalpi, margarina, ajka e të ngjashme konsumohen katër herë më tepër se sa rekomandohet.
Ndërsa konsumimi i qumështit është dukshëm më i ulët se sa është e rekomanduar. Sipas “menuCH” zviceranët konsumojnë dy në vend se tri porcione në ditë të ushqimeve në fjalë. Në Zvicrën gjermane konsumimi i prodhimeve të qumështit është më i lartë se ai në Zvicrën Frankofone dhe italiane.
Studimi po ashtu ka shtruar edhe pyetjen se sa shpesh zvicerani mesatar ushqehet jashtë shtëpisë. Dhe ka ardhur në përfundimin se më shumë se një e treta e popullatës (35%) nuk hanë kurrë ushqim të ngrohtë në shtëpi në kohë dreke. Ndërsa darka edhe më tutje vazhdon të konsumohet më shüesh në shtëpi, gjegjësisht të gatuhet. Vetëm 19% të të anketuarve nuk e bëjnë këtë asnjëherë.
Në përgatitjen ose gatimin e një racioni të ngrohtë në shtëpi, mesatarisht investohen 38 minuta. Gratë, me kalimin e moshës investojnë më shumë kohë në përgatitjen e ushqimit, ndërsa meshkujt e moshës mesaatare më shumë se ata të moshës së re dhe të tjerët, të moshës së shtyrë.
Për këtë studim janë pyetur rreth 2000 persona të moshës madhore në gjithë Zvicrën lidhur me shprehitë e tyre ushqimore.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











