Jeta në Zvicër
Zviceranët ndihen të sigurt
9 nga 10 qytetarë zviceranë ndihen të sigurt në Zvicër. Kështu tregon një studim i ETH Cyrih që është publikuar të premten. Bëhet fjalë për studimin «Sicherheit 2015».
Një shumicë e madhe e të anketuarve mendonin se ka nevojë në të ardhmen për një gatishmëri të forcave të armatosura zvicerane. Gjithashtu janë të mendimit për arritjen e marrëveshjeve për bashkëpunim ndërkombëtar.
Mundësia është e vogël të ndodhë një kërcënim për Zvicrën, sipas të anketuarve. Në krye të listës së rrezikut, sikur vitin e kaluar, mbetet siguria e të dhënave nga një sulm kibernetik.
Në mënyrë të konsiderueshme më e zymtë dhe e tensionuar për zviceranët, nga ana tjetër, duket situata politike botërore. Më shumë se gjysma e të anketuarve, 55 për qind, ose 14 për qind më shumë se vitin e kaluar, e vlerësojnë si kritike të ardhmen e politikës botërore në pesë vjetët e ardhshëm.
Tri të katërtat e popullsisë zvicerane nuk përjashton mundësinë që në Evropë të shpërthejë një luftë.
Për të realizuar këtë studim janë telefonuar 1200 qytetarë, në të gjitha rajonet e Zvicrës. Anketa është kryer nga instituti kërkimor „Leger”, të cilin e publikon ETH në Cyrih, përkatësisht Qendra për Studime të Sigurisë në ETH.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?
















