Shkurt.ch
Zviceranët po plaken
“Spitex” vitin e kaluar ka ofruar përkujdesje shëndetësore për një të katërtën e një milion njerëzve në shtëpitë e tyre. Shumica prej tyre ishin mbi 80 vjeç.
Zviceranët po plaken. Për këtë arsye është theksuar nevoja për më shumë përkujdesje mjekësore për të moshuarit si nga Spitexi, po ashtu edhe në shtëpi pleqsh. Kështuqë këto dy institucione kanë zgjeruar ofertat e tyre gjatë vitit të kaluar dhe kërkesa është rritur për më shumë përkujdesje për të moshuarit në shtëpi nga Spitexi. Kështu thotë një studim statistikor për shërbimin Spitex dhe studimi tjetër nga institucionet sociale-mjekësore, të cilat janë realizuar nga Zyra Statistikore Federale (FSO).
Më 2013 rreth 261 mijë njerëz kanë kërkuar shërbime mjekësore nga Spitexi. Në shtëpi pleqsh kanë jetuar në të njëjtin vit rreth 143 mijë njerëz. Më shpesh kanë kërkuar përkujdesje mjekësore në shtëpi gratë mbi 80 vjet. Pothuajse një e treta e të gjitha 80-vjeçareve kanë jetuar në shtëpi të pleqve pas daljes në pension; një e treta tjetër kishte kërkuar ndihmë mjekësore në shtëpi nga Spitex.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Mostransparencë e plotë në marrëveshjet mes siguruesve dhe spitaleve private Çështja shkaktoi një reagim këtë fundjavë, disa mbajtës të policave që përfitojnë sigurim plotësues nga Groupe...
-
Procedura e shpejtë e azilit zbatohet në katër nga gjashtë qendrat federale
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h