Bizneset

Zviceranët vlerësojnë lart prodhimet e Vëllezërve Ramadani

Vëllezërit Jetmir dhe Ilir Ramadani, me punën e tyre cilësore në prodhimin e elementeve të ndryshme të ndërtimit kanë fituar besimin e klientëve zviceranë

Në një pikë që i bie pak a shumë të jetë si lidhëse mes shumë kantonesh, ka mbi dy vite që “Braun AG”, zhvillon aktivitetin e saj në prodhimin e elementeve të parafabrikuara nga betoni.

Jetmir dhe Ilir Ramadanin, pronarët e kësaj ndërmarrje familjare, i takojmë në punëtorinë e tyre në fshatin Herzogenbuchsee të Bernës. Ishin në vlugun e punës, sepse para pak ditësh kishin marrë një porosi nga një mega projekt ku kërkoheshin mbi 250 pllaka betoni për ballkone të ndërtesave për banim. Kështu që kishin filluar përgatitjet në kohë.

I ardhur në Zvicër si 10 vjeçar, Jetmiri, nuk kishte pasur vështirësi sa i përket integrimit në shoqërinë zvicerane. Pas përfundimit të shkollimit fillor, fillon të interesohet për shkollimin profesional. Pas vizitave testuese të disa ndërmarrjeve, duket se ishte një zanat, që kishte ngacmuar më shumë ambiciet e tij. Ishte pikërisht një kompani që merrej me prodhimin dhe disenjimin e konstrukteve dhe elementeve të gatshme nga betoni.

Si e morën hapin e madh të pavarësimit

Pas mbarimit të shkollimit profesional, pos që i ofrohet një mundësi pune, atij i jepet edhe mundësia nga kompania që të ndjekë shkollimin për kryepunëtor. Kështu nis edhe karriera profesionale e Jetmirit.

Herë si udhëheqës i prodhimit, apo edhe i komplet punëtorisë, ku kishte nën urdhra mbi 30 punëtorë, karriera e tij, vetëm sa pasurohej.

Ndërkohë, duke parë rëndësinë dhe nevojën, fillon edhe studimet 4 vjeçare për ndërmarrësi, të cilat i përfundon me sukses.

Pas një kohe, duke konsideruar se kishin bërë mjaft për të tjerët dhe kishte marrë përvojën e duhur, vëllezërit Ramadani, vendosin të bëjnë një hap të madh në karrierë, duke marrë mbi vete një kompani ekzistuese me emrin BRAUN AG, që gjendej në Herzogenbuchsee, ku duke filluar nga pothuajse nga zeroja, sot bëjnë elemente krejt tjera.

Marrja po ashtu e një linje prodhimi të elementeve nga një ish punëdhënës, për Ilirin dhe Jetmirin, ishte një fillim i mirë.

Porositësit e parë, dy arkitektë shqiptarë

Kështu, nuk shkoi edhe gjatë, kur filluan porositë e para. Për koincidencë ndër të parët ishin dy arkitektë shqiptarë, të cilët porositën shkallë të gatshme betoni, për një projekt të tyrin. E kjo për Jetmirin dhe Ilirin ishte me të vërtete emocionuese, sepse ëndrra në të cilën kishin besuar dhe ndjekur, kishte filluar të bëhej realitet.

Me vetëm 3 punëtorë fillimisht, pas shtimit të porosive, “Braun AG”, tashmë numëron 15 punëtorë të rregullt. Që nga fillimi, në vitin 2017, falë angazhimit të madh në realizimin e porosive të shumta e shpesh herë edhe specifike, ata kanë fituar besimin dhe respektin e shumë kompanive ndërtimore dhe zyrave të arkitekturës, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

„Punëtorët janë çelësi ynë i suksesit“, shprehet në mënyrë shumë modeste Jetmiri, duke vlerësuar shumë angazhimin e tyre, por edhe duke u ofruar atyre kushte optimale për punë si dhe mundësi të shumta të zhvillimit profesional.

Shkallët e Jetmirit dhe Ilirit në ndërtesën e Policisë së Cyrihut

Tashmë shkallët apo ballkonet e gatshëm të prodhuar nga betoni në punëtorinë e vëllezërve Ramadani, gjenden gjithandej në ndërtesa të shumta në Zvicër. Ndër to edhe në ndërtesën kryesore të Policisë së Cyrihut, apo të shumë institucioneve tjera publike e private.

E ardhmja e “Braun AG”, pos zhvillimit të mëtutjeshëm në Zvicër, brenda dy viteve parashihet edhe në zgjerimin, me prodhimin e elementeve të ngjashme edhe në Kosovë. Vëllezërit Ramadani besojnë se edhe atje do të fillojë kërkesa për punë të tilla.

Ata që duan të ndërtojnë në mënyrë kreative dhe të veçantë, e me kualitet të lartë, tek “Braun AG Betonfertigteile”, do të gjejnë partnerin ideal. Me një gamë të gjerë të produkteve si: shkallë, ballkone, fasada apo elemente tjera specifike, “Braun AG”, planifikon, prodhon dhe monton elementet e betonit sipas standardeve, apo edhe kërkesave të posaçme.

Prandaj, nuk është rastësi që tashmë radhë e gjatë arkitektësh dhe ndërtuesish për elemente të gatshme betoni, kanë zgjedhur pikërisht kompaninë Braun AG, të vëllezërve Ramadani.

Respekt për punëtorët

„Punëtorët janë çelësi ynë i suksesit“, shprehet në mënyrë shumë modeste Jetmiri, duke vlerësuar shumë angazhimin e tyre, por edhe duke u ofruar atyre kushte optimale për punë si dhe mundësi të shumta të zhvillimit profesional.

“Braun AG” Partneri  Juaj ideal

Ata që duan të ndërtojnë në mënyrë kreative dhe të veçantë, e me kualitet të lartë, tek “Braun AG Betonfertigteile”, do të gjejnë partnerin ideal. Me një gamë të gjerë të produkteve si: shkallë, ballkone, fasada apo elemente tjera specifike, “Braun AG”, planifikon, prodhon dhe monton elementet e betonit sipas standardeve, apo edhe kërkesave të posaçme.

/Publireportazh/