Lajme

Zvicra del nga epoka e normave negative të interesit

Banka Kombëtare e Zvicrës ka rritur normat e interesit për herë të parë në shtatë vjet, me një rritje prej 0.75% të enjten, transmeton albinfo.ch.

Banka Qendrore e Zvicrës iu përgjigj kërcënimit në rritje të inflacionit, duke lëvizur normën totale në 0.5%. Kjo vlen nga data 23 shtator 2022.

“Duke bërë këtë, ajo po kundërshton rritjen e përtërirë të presionit inflacionist dhe përhapjen e inflacionit në mallra dhe shërbime që deri më tani janë prekur më pak”, tha SNB në një deklaratë për shtyp.

Inflacioni zviceran arriti në 3.5% në gusht, krahasuar me të njëjtin muaj 2021, pavarësisht se SNB rriti normat me gjysmë për qind në qershor.

Banka Qendrore tani pret që inflacioni të arrijë në 3% këtë vit (nga një parashikim 2.8% në qershor) dhe 2.4% në 2023 (1.9% parashikimi i qershorit).

Ekonomistët e qeverisë zvicerane kanë ulur parashikimin e tyre për rritjen ekonomike këtë vit në 2% nga një parashikim i mëparshëm prej 2.6% në qershor, transmeton tutje albinfo.ch.

Parashikuesit fajësuan për përkeqësimin e situatës rritjen e kostos së energjisë, e cila pritet të ketë një efekt negativ për shumë mallra të konsumit.