Shkurt.ch
Zvicra do t`ua vështirësojë të huajve blerjen e tokës
Për t`ua vështirësuar atyre që të bëhen pronarë të tokës zvicerane, qeveria synon ta ashpërsojë ligjin e njohur si “Lex Koller”. Propozimet përkatëse në këtë drejtim ajo ia ka kaluar parlamentit për shqyrtim
Këshilli Federal i Zvicrës planifikon që të ashpërsojë kriteret që duhen plotësuar individëve dhe firmave të huaja për të blerë tokë (troje) dhe patundshmëri tjera në Zvicër. Për t`ua vështirësuar atyre që të bëhen pronarë të tokës zvicerane, qeveria synon ta ashpërsojë ligjin e njohur si “Lex Koller”. Propozimet përkatëse në këtë drejtim ajo ia ka kaluar parlamentit për shqyrtim, shkrun srf.ch
Ata të huaj që nuk vijnë nga shtetet anëtare të BE-së, duhet të kenë një leje të posaçme nëse duan të blejnë një shtëpi ose një banesë, transmeton albinfo.ch. Këtë janë të detyruar ta bëjnë edhe për shtëpinë ose banesën në të cilën banojnë.
Veç kësaj, Këshilli Federal dëshiron të sqarojë nëse të huajt nga vendet jashtë BE-së duhet të detyrohen për të marrë leje edhe për rastet kur marrin në dorëzim hapësirat për biznes.
Këshilli Federal dhjetë vite më parë kishte kërkuar që të anulohej i ashtuquajturi “Lex Koller”. Por, në vitin 2014 Parlamenti me shumicë votash kishte votuar që ligji të mbetej.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana










