Lajme
Zvicra konfirmon mbështetjen për Kosovën, por thekson se anëtarësimi në KiE mbetet vendim i shteteve anëtare

Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, ka theksuar se Zvicra mbështet përpjekjet e Kosovës për integrim ndërkombëtar, por ka bërë të qartë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është çështje që vendoset nga vetë shtetet anëtare.
Deklarata u bë në një konferencë për media të mbajtur pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po zhvillon vizitën e parë shtetërore të një presidenti të Kosovës në Zvicër. E pyetur konkretisht për mbështetjen e Zvicrës ndaj anëtarësimit të Kosovës në KiE, Keller-Sutter u shpreh: “Kjo është gjithmonë çështje e brendshme dhe vendim i shteteve anëtare. Këto janë vendime sovrane.”
Megjithatë, presidentja zvicerane nënvizoi se Zvicra ka qenë një mbështetëse e qëndrueshme e Kosovës ndër vite. “Ne gjithmonë kemi mbështetur Kosovën, organizatat multilaterale dhe përgatitjet për anëtarësim në to, përmes bashkëpunimit në demokraci, paqe, sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm,” tha ajo.
Keller-Sutter përmendi gjithashtu se ish-presidenti Alain Berset, si zviceran, luan një rol në përfaqësimin e interesave në kuadër të organizatave ndërkombëtare, por theksoi se ky rol nuk përbën vendimmarrje për Zvicrën si shtet.
Në përmbyllje, ajo shprehu mbështetjen e Zvicrës për aspiratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një proces që ndihmon stabilitetin e rajonit.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë Zvicra ka njoftuar heqjen e një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Sirisë, përfshirë ato që kishin në...
-
Tetë drejtues të kompanive federale fitojnë mbi gjysmë milioni franga në vit
-
Këto festival të muzikës mbahen në Zvicër këtë verë
-
Zjarret në disa automjete shkaktojnë mbylljen e autostradës A1
-
Zvicra mbyll ambasadën në Iran, ambasadorja largohet nga territori